E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbrëmë, fluturoi gjeli…
Sot

Mbrëmë, fluturoi gjeli…

Ylli Dylgjeri

Mbrëmë ndryshe nga ditët e vitit që fluturonte gomari, mbrëmë fluturoi gjeli i detit.
U gjet dhe arsyeja pse Tirana mbeti mbrëmë pa drita. Një gjel deti i kishte shpëtuar nga duart të Zotit, në periferi të Tiranës. Gjeli sapo kishte parë thikën, hop përplas krahet dhe fluturoi mbi një shtyllë të tensionit të lartë që ishte afër pullazit të shtëpisë.
Kaq ishte dhe familje mbeti pa gjel. Meqë kryefamiljari i kishte premtuar fëmijëve se do hanin gjelin e detit kjo ikje e turpëroi. Por turpi i ikjes së shpendit e mbuloi të tërë zonën në errësirë!

I zoti i gjelit në vend mori vendimin:
Ta qëlloj me çifte gjelin aty mbi tel! Ashtu bëri. Rrembeu çiften dhe qëllon dy herë mbi gjelin. Plumbi i dytë ishte fatal. Bashkë me gjelin që u këput në tokë, këputet dhe teli i tensionit të lartë që furnizonte Tiranën. Kaq e vërtetë është kjo ngjarje sa më pas u gjet dhe gëzhoja në kashtë.

Tirana mbeti në errësirë. Qindra gjela e thela mbetën pa pjekur. Midis tyre dhe gjeli i mikut tim Bejtja. Plasja na erdhi të gjithëve!
Por Bejtja shpërtheu me të drejtë:
Bëni mutin Vitit të ri me gjithë Babagjysh -na Uroi!
Kjo ishte. Nuk ka sabotim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.