Mbushës i fotografive, që rastësisht u bë kryeministër
Mbushësi i fotografive qarkullon nga njëri samit në tjetrin dhe ka si funksion kryesor të mbushë fotografitë e liderve evropianë. Herë vendoset në qoshe, herë del sipër, herë vesh atlete të bardha… sipas nevojës së kompozimit të rastit dhe veshjes së pjesëmarrësve. Ndonjëherë i tolerojnë edhe rolin e gaztorit, por me karar ama. Pastaj e kthejnë prapë në shtëpi dhe i thonë që hajde dhe njëherë vitin tjetër se na duhet një i gjatë pa tru, që të mbushë fotot e samiteve të radhës.
Për hapje negociatash e kështu gjërash nuk bëhet fjalë fare, as nuk bisedojnë fare për ato punë, u tregon ky ndonjë pikturë nga to që bën në momentet e krizave dhe me aq mbyllet Samiti.
Ndërkohë që komshinjtë marrin ndonje investim, mbushësi i fotografive merr si kujtim fotografitë të cilat ia shpërndan popullit të vet dhe u thotë se atje në samit u përlesh me krijesa mitologjike sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për të mirën e Shqipërisë, për hapjen e negociatave, për investime te huaja. Po normalisht këto s’kanë si të ndodhin me qeverinë më të korruptuar në rajon, ku 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro.
Ja ky është edhe epitafi i mbushësit të fotografive, që rastësisht u bë kryeministër./Lolita
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



