E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mbyllesha në dhomë dhe qaja”, Ledjon Liço rrëfen vuajtjet e kaluara në fëmijëri
Uncategorized

“Mbyllesha në dhomë dhe qaja”, Ledjon Liço rrëfen vuajtjet e kaluara në fëmijëri

Ledjon Liço sot është një mashkull ekrani dhe një shoëman i kompletuar. Ajo çfarë është parë prej tij ka qenë perfeksioni që e ka rrethuar. Së fundmi moderatori I famshëm ka krijuar familje me njërën nga trashëgimtaret e Top Medias, Sara Hxhën. Ata duken shumë të lumtur së bashku.

Por, jeta nuk ka qenë kaq e bukur për Ledjonin. I ftuar në “Pop Culture, ai ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur kur është shpërngulur në kryeqytet.

Siç tregoi në emision, Ledioni ka ardhur në Tiranë në klasën e pestë, dhe ka hasur problemet e bullizmit për shkak të dialektit nga Erseka.

“Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mund të flisja një gjuhë të pastër, pa dialect,”- është shprehur moderatori.

Madje edhe gjatë një sherri të ndodhur gjatë periudhës kur ai ishte në gjimnaz, kur një djalë më i madh në moshë e kishte goditur në fytyrë, reagimi i Ledionit ishte duke i kafshuar gishtin e vogël. Sipas Ledjonit nuk kishte forcë tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.