E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet protesta pas 5 orësh, Basha njofton tubimin e radhës: Deri në rrëzimin e qeverisë…
Politikë

Mbyllet protesta pas 5 orësh, Basha njofton tubimin e radhës: Deri në rrëzimin e qeverisë…

Vijon që prej orës 11:00 te paradites se sotme protesta e qytetareve therritur nga opozita e bashkuar. Nje proteste qe shoqerohet me tensione dhe perplasje me policine para Kryeministrise.

Nuk kane munguar perleshjet, gazi lotsjelles, uji me presion dhe bombat tymuese, nderkohe qe nga protestuesit jane perdorur sende te forta, gure e shufra hekuri qe u shkulen nga skela para kryeministrise. 

Ora 16:00

Eshte mbyllur protesta e opozitës, e cila zgjati per rreth 5 ore. Kreu i selisë blu Lulzim Basha, tha se protesta tjetër do te jete ditën e enjte ne orën 10:00, e dates 21 shkurt, e ndersa protestuesit kane nisur te largohen.

“Sot çdo kush e ka parë forcën e qytetarëve të bashkuar, të vendosur për të mos pranuar më një kryeministër dhe qeveri të kapur në vjedhje flagrante. Dua që në emër të opozitës t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve që i dhanë zë revoltës që po e dëgjon gjithë bota. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje do vazhdojë deri në përmbysjen e Ramës. Të enjten në orën 10:00 vijon protesta”, deklaroi Basha.

Ora 15:45

Prej me shume se kater oresh vazhdon protesta e organizuar nga opozita e bashkuar para kryeministrise, ndersa here pas here protetuesit tentojne qe t’i afrohen godines, por largohen me gaz lotsjelles nga garda e republikes qe ndodhen brenda saj, si dhe nga efekrivet te cilet ndodhen ne taracen e kryeministrise.

Me poshte mund te shihni nje nga momentet kur garda ka shperndare protestuesit.

Ora 15:00

Prej kater oresh protestuesit vijojne protesten e tyre para Kryeministrise. Nderkohe qe situata u duk prej pak castesh me e qete, protestuesit kane care serish kordonin dhe i jane afruar deres se godites duke e qelluar.

gaz

Nuk ka munguar reagimi nga brenda me gaz lostjelles, cfare ka sjelle largimin e tyre.

gaz1

betoni

Ora 14: 37

bomba

Foto e nje prej bombave tymuese qe po hidhen nga policia drejt protestuesve

 

14:20
Protestuesit kanë sjell para Kryeministrisë disa shufra betoni me të cilët kërkojnë të shqyejnë derën e Kryeministrisë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari i Panorama, protestuesit pritet të godasin me këto mjetet të forta derën e kryesore të Kryeministrisë.

Ora 14:15

Policia pas nderprerjes se thirrjeve me megafon per shkak te prishjes se qendres nga protestuesit, Policia e Shtetit ka rifilluar perseri duke ju bere thirre protestueseve me megafon: Mos godisni Policine! Nderprisni veprimet e dhunshme! Ruani qetesine! Veprimet qe po kryejne perbejne veper penale! Policia do te zbatoje ligjin!

protesta-dhuna

1

Ora 13:50

Sulmohet sërish Kryeministria. Gazetari i Panorama raporton se protestuesit kanë gërmuar një pjesë të trotuarit dhe po përdorin gurët e bulevardit për të goditur godinën e Kryeministrisë. Siç shikohet në foto, gurët janë zhvendosur nga vendi dhe një pjesë e tyre janë hedhur drejtë efektivëve të gardës të cilët nga tarraca e Kryeministrisë hedhin gaz lotsjellës për të larguar turmën.

guret

Ora 13:24

Policët janë larguar nga shkallët e kryeministrisë dhe janë vendosur sipër tarracës, janë të pajisur të gjithë me antigaz, ndërsa godasin drejtë turmës së protestuesve me gaz lotsjellës. Protestuesit vijojnë përpjeket për të thyer xhamat e Kryeministrisë, ndërsa godasin edhe me gurë e mjete të forta.

Ora 12:47

Nderkohe qe protestuesit mesyne ne deren e kryeministrise, efektivet e vendosur siper tarraces se godines kane leshuar gaz lotsjelles, cfare ka sjelle edhe boshatisjen e sheshit para, pasi protestuesit jane larguar duke mbuluar hunden e gojen, ne tentative per te shpetuar.

Ora 12:45

Tentohet te levizet skela para deres se Kryeministrise. Nderkohe qe nje pjese tjeter protestuesish i jane sulur “pikes se dyte’ qe Rama kishte vendosur te mbrohej, pikerisht kerpudha ne kopshtin e Kryeministrise.

skela

Ora 12:41

Serish tensione ne deren para Kryeministrise. Vetem pak pasi ishin pozicionuar policet ne nje kordon policor, protestuesit kane mundur te ngjiten serish ne shkallet dhe deren para Kryeministrise.

Ora 12:30

protesta-policia-dhuna5

Rivendoset kordoni i efektiveve te policise ne pjesen para Kryeministrise. Protestuesit kane shperthyer ne thirrje te forta “Rama Ik”.

Ora 12:16

I vihet flaka deres se Kryeministrise. Protestuesit vijojne te qendrojne te palekundur para deres se Kryeministrise, nderkohe qe raportohet per thyerje xhamash ne dritaret e portes hyrese te Ktyeministrise.

protesta3protesta2

Ora 12:14

Pas nje situate tejet te tensionuar me perleshje e hedhje gazi lotsjelles, protestuesit vijojne te qendrojne ne skelen e montuar para Kryeministrsie.

Ora 11:50

Hidhet uje dhe gaz lotsjelles ne drejtim te protestueve per t’i larguar nga dyert e Kryeministrise. gazi lotjselles dhe uji ehste hedhur nga dritaret e poshte brenda kryeministrise, nderkohe qe edhe nga tarraca e godines.

Ora 11:49

Policia po apelon me megafon: “Te nderuar qytetar nderprisni veprimet e dhunshme”;  “Policia do te zbatoje ligjin”

Ora 11:45

Disa protestues pasi kane grisur rrethimin me mbulese jeshile te pjeses ballore te Kryeministrise kane hipur mbi skele duke tentuar te hyjne brenda. Po tentohet hapja e dyerve te Kryeministrsie.

Protestuesit e opozitës kanë nisur përleshjen me forcat  rendit.

Mësohet se synimi është rrethimi i Kryeministrisë dhe me pas për ta mbajtur këtë institucion të rrethuar.

Pas disa tentativash ata kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ndërkohë që po tentojnë të hapin derën e Kryeministrisë.

protesta PD-kryeministria7protesta PD-kryeministria6protesta PD-kryeministria5protesta PD-kryeministria4protesta PD-kryeministria3protesta PDprotesta PD-kryeministriaprotesta PD-kryeministria1protesta PD-kryeministria2

Protesta-kryeministria

1prot4

 

Protesta 3 on Vidnews.

Protesta 2 on Vidnews.

Protesta, momenti i sulmit ndaj Kryeministriseon Vidnews.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.