McLaren 24 karat dhe klienti misterioz
Mes krijesave të fundit të Mclaren Special Operations është dhe një model unik, 720S i prezantuar në Sallonin e Dubait, me kërkesë të një klienti misterioz.
Ndryshon vetëm estetika pasi është njësoj nga ana mekanike modeli Super Series, me motor me 8 cilindra biturbo 4.0 me 720 kuaj fuqi, projektuar nga italiani Emilio Scervo. Shasia është me fibra karboni.
Një tjetër e veçantë e këtij mjeti është shprehja pas e shkruar me shkronja arabe. “Jeta matet me atë që arrin, duke mos numëruar vetëm vitet”, fjalë të Bruce McLaren, themeluesit të kompanisë. Citimi ka kërkuar 30 orë punë për pozicionin e veçantë dhe dizajnin e veçantë që formon grataçielat e Dubait në ngjyrë ari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



