E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më 23 nëntor 1700 Papa Klementi XI u ul në fronin e shën Pjetrit
Uncategorized

Më 23 nëntor 1700 Papa Klementi XI u ul në fronin e shën Pjetrit

Më 23 nëntor 1700 Papa Klementi XI u ul në fronin e shën Pjetrit. Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani, me origjinë shqiptare, më 23 nëntor 1700, do ulej në fronin e Shën Pjetrit në udhëheqje të Kishës Universale.

Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në Urbino të Italisë, kreu shkollimin e plotë në Romë e, falë aftësive të tija, iu besuan shumë shpejt misione e detyra shkallët e larta kishtare: së pari si sekretar i kanonikëve (1687), më pas si kardinal (1690) e së fundi si i 261-ti pasardhës i Shën Pjetrit (23 nëntor 1700).

Pati një papni të trazuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Francës e Perandorisë spanjolle, që krijoi rrezikun e një sulmi të armatosur kundër papatit. Përballoi me urtësi këtë konflikt e të tjerë, që u krijuan pas Traktateve të Utrehtit, të Ratsadit e të Badenit (1712- 1714) ku u caktuan normat për ndarjen e Evropës. Më pas iu desh të përballonte një rrezik tjetër: atë të pushtimit turk. Dha një kontribut të shquar në fushën teologjike, duke luftuar herezitë e kohës; në fushën kanonike e liturgjike, duke kontribuar për përkryerjen e riteve lindore të kinezëve e malabaritëve; në fushën e misionit, duke dendësuar veprimtarinë misionare në Mesdheun Perëndimor, Persi, Indi e Kinë.

Në fushën e ndihmesës për atdheun e të parëve, krenar për prejardhjen shqiptare, u interesua nga afër për fatet e vendit, organizoi 14 janar 1703 Kuvendin e Arbënit në Mërçi të Lezhës dhe botoi Aktet e tij në shqip e latinisht, kontribut i madh për përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare, hap i parë drejt rilindjes shpirtërore e kombëtare të një populli që rënkonte në errësirën e thellë të pushtimit, duke pritur padurueshëm, një rreze drite, që t’ia ndriçonte shtegun drejt lirisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.