E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, Aleks Visha poston video në Tik Tok nga momenti kur shoqërohet nga policia
Uncategorized

Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, Aleks Visha poston video në Tik Tok nga momenti kur shoqërohet nga policia

Aleks Visha ka postuar video nga shoqërimi në komisariat pasi u konstatua nga policia duke udhëtuar me 305 km/h në tunelin e Kalimashit.

https://www.tiktok.com/@aleksvisha1989/video/7211576274828020997?is_from_webapp=1&sender_device=mobile&sender_web_id=7211602160685319685

Visha shfaqet në automjetin e tij tip “Ferrari” me muzikë të lartë në sfond duke realizuar video ndërkohë që përshëndet edhe njerëz në rrugë.

Pak ditë më parë teksa ndodhej në makinë me Cllevion ai postoi një video duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse në tunelin e Kalimashit.

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ai është shoqëruar nga policia dhe është gjobitur me 100 mijë lekë të reja.

Disa ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video e Aleks Vishës dhe Kleviol Ahmetit, dy miqtë e reperit Arkimed Lushaj, të lëviznin me shpejtësi skëterrë.

Ata lëviznin me një automjet tip “Lamborghini” me 305 kilometra në orë në tunelin e Kalimashit.

Por disa ditë pasi kjo video u bë virale në rrjet, policia njofton se mbrëmjen e sotme ka shoqëruar njërin prej dy miqve të Stresit.

Konkretisht policia ka marrë në komisariat Aleks Vishën, ndërsa ka ndaluar makinën “Lamborghini”.

Njoftimi i plotë:

Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”.

Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore./

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.