E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me Ka… (driun) në gojë për të shpëtuar Olsin
Sot

Me Ka… (driun) në gojë për të shpëtuar Olsin

‘Edi Rama është gati edhe të vrasë për të shpëtuar pushtetin e tij, tha Lulzim Basha mbrëmjen e djeshme në lidhje direkte me ‘Të paekspozuarit’ e Ylli Rakipit.

Gjysmë e vërtetë, Edi Rama po vjedh, po bën pis në mënyrë indirekte edhe opozitën me oligark matrapaz që flasin lart e poshtë në emër të sajë, është gati të hyjë në pazar me opozitën, është i gatshëm të shembë shtëpi me leje e pa leje, të akumuloje revoltë kundër tij, por të vrasë nuk ja mban.

Të paktën jo ta marrë përsipër.

Është një frikacak i lindur që nuk fle kurrë pa kaluar ora 3 e natës në telefon me ‘Leprin’, ‘Durin’, ‘Avdylin’, ‘Milin’ e të fortë të tjerë ‘bio’ sipas mendjes së tij prej ‘djali të mami Netës’.

Kaq e vërtet është kjo, saqë kur e i dalin jashtë kontrollit ‘zagarët’ e vet, dërgon mami Netën në loton e Gazit për ti takuar vetë ‘të fortit bio’.

Lul, mund të vrasë Edi pas një vize dhe pas ‘guximit’ që mund ti japin telefonatat e natës, por pushtetin nuk e shpëton dot.

Madje as ti nuk ja shpëton dot edhe pse kësaj radhe kemi bindjen qe je përballë tij dhe jo në krah me të. Edi Rama po e ngre çështjen ‘Astir’ për dy arsye.

Së pari për të krijuar një vatër tjetër me kosto për të, por shumë më lehtë e kalueshme se ajo e të vëllait në Xibrakë, për të cilin thuhet se opozita po pret momentin.

A po ju ‘josh’ Rama në një skandal tjetër, ta ‘falni’ për atë të vëllait?

Kjo ngelet për tu parë. Por që ajo e Olsit e shqetëson më shumë se gjithçka, kjo duket sheshit. Bash kjo është arsyeja që ka ngel me Ka… (dri) në gojë, e sulmon çdo media online që është e gatshme të marrë përsipër rrezikun e përballjes me krimin, vetëm qe ajo audio si fillim e video si mbarim të publikohet.

Arsyeja e dytë pse kemi një ‘Astir’ sot ka të bëjë edhe me blerjen e një pjese të mediave.

Shqiponjën e ‘uli në bythë’ një pronar TV-je për të përfituar plot 18 milion euro, projektin dhe 9 milion euro po i merr një oligark matrapaz që flet gjithë ditën në emër të PD-së.

Kjo po ndodh.

Gjithsesi, dëmin mund ta bëjë të madh Ka..(driu) i Surrelit, por pushtetin nuk e shpëton dot./syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.