E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me kete kokekanaçe me makine 50 mije  euro, zor te hyjme ne BE
Uncategorized

Me kete kokekanaçe me makine 50 mije euro, zor te hyjme ne BE

Te gjitheve na ndodh kur ka trafik …. Kete situate anormale , tipike vetem per ne qe drejtojme automjete ne rruget tona. Ne kete lloj trafiku eshte revoltuar drejtuesi i emisionit ” Arena”

Dritan Hila

Pa fjale!

Rruga dytesore tek krahu i Hygeias. Ti pret ne rresht. Nderkohe gjithmone do te dali nje kokekanaçe qe nuk di as te qethet dhe as te vishet por ka makine 50.000€ i cili te parakalon dhe te ha 5 minuta nga jeta jote.

Pastaj nje mesogrua 50 vjeçe e llangosur ne buzkuq dhe me rroba pas trupit qe e bejne te duket si maskoti Michelin nga 50 kilet qe ka mbi peshe. Ka nje Clio dhe te parakalon.

Iken 5 minuta te tjera. Pastaj tre çunake me nje Benz 220 qe me siguri ja kane marre babait. Pastaj nje Opel Combo i ngarkuar me qepe dhe patate.

Pastaj nje BMV X6 e drejtuar nga kukull silikoni e oksigjenuar. Te gjithe keta plehra me marrin nga 5 minuta jete. E shumezuar me qindra minuta jete te njerezve qe zbatojne rregullin, bejne vite te tera qe na i marrin.

Dy vjet me pare shkonte vargu i makinave nga Petrogradi ne Budva por askush nuk bente “te zgjuarin” dhe parakalonte. Prandaj do pranohen te gjithe ne BE, edhe Kosova, dhe ne do mbesim jashte. Dhe e kemi hak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.