E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me masë sigurie nga GJKKO, reagon gazetari Artan Hoxha: Në SPAK kërkuan ndjesë, thanë se…
Uncategorized

Me masë sigurie nga GJKKO, reagon gazetari Artan Hoxha: Në SPAK kërkuan ndjesë, thanë se…

Artan Hoxha Ne Spak

Në kuadër të operacionit të fundit të SPAK, masë sigurie “detyrim paraqitje” është caktuar ndaj gazetarëve të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Hoxha ka reaguar lidhur me masën ndaj tij. Ai ka zbuluar për Top Channel se në mëngjes herët i është bastisur banesa dhe u janë sekuestruar të gjitha mjetet e punës.

Pasdite, shton ai, në SPAK u kanë kërkuar falje dhe u kanë thënë se kontrolli në banesë është bërë në shkelje me ligjin.

“Jam ne detyrim paraqitje me Eltonin nuk kam arrest shtëpie. Thjeshte ne mëngjes herët na bastisen shtëpitë morën gjithë mjetet e punës, celulare, tablet, lap top, usb hardisk, kaseta video gjithë arshivën. Materiale te pa publikuar te SPAK, ku flitet pre politiken dhe implikimin ne zgjedhje. Pasdite na thirren na kërkuan Ndjese dhe na thane qe bastisje ne banese është bere ne shkelje te ligjit dhe na kthyen mjetet e punës….

Pra Kontrolli i banesave ne mëngjes dhe sekuestrimi i provave u cilësua i paligjshëm pasdite prandaj na kthyen gjithë gjerat…”, deklaroi Artan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.