Me mashtrimin e Valdrinit u ‘mbyte ‘ në Drin
Naim Noka
Jo Valdrini, jo Ervini, Jo Elvisi, Jo Arbeni, jo Vangjo, Po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Po ku te ngjisin ty mo burrë Valdrinat, Ervinat… Me ketë Valdrinin u mbyte vetë në Drin përzotin. Sepse ke 6 vjet që e promovon ? Karrike më karrike ja ke zbutur prapanicën. Po ti je vetë zot e vetë shkop. Po pse nuk pyet njeherë nga shoket e SHIK-ut. Prokurorinë e ke lepe-peqe, mund të kerkoje informacione. Policinë e ke gatitu, kerkoje te dhena me karakater narkotrafik. Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë tek Valdrini është individuale ekskluzive vetëm për ty z. kryeministër. Po si ka mundësi që edhe kur bën sikur reagon na merr për budallenj ? E quan një akt të padenjë individual Valdrinin?!
I edukuar, i zoti, i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar, por pak i dënuar për drogë dhe mashtrues i pacipë sepse ka 6 vite që paguhet nga taksat tona. Vertet kjo s’mjafton më! Ti i pari e pas teje Valdrini para ligjit.
Kurrë s’kam menduar se edhe Valdrini që do merrte zyrën e Voltanës mund të fshehë të vërtetën në raport me udhëheqësin e madh se për ligjin vari maliqin me kohë në Shqipëri. Deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. ? Po cilën të vertetë beson ? Të vertetën tënde që të kanë gënjyer, ai që të prezantoi Valdrinin apo vetë Vali … Më mirë sajo një shashkë mediatike sa të harrohet dhe kjo histori vere me Valdrina.
E me këtë rast, të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd pervec vetes tënde . Ti e ke bërë baltë fare o burrë o burë… E qelbe edhe krapin e Bunës me Valin.Nuk ka faj Valdrini, që të genjeu sy per sy. Raportin individual me ligjin Valdrini e ka me ty dhe me askënd tjeter sepse ti je ligji, ti flet, ti shkruan, ti firmos, ti miraton prej 6 vitesh prurjet në administratë. Po ske faj ti perzotin pasha. Fajin e ka ‘plaku i rrjedhur’… që ta bëri kastile peshqesh Valin. Mos u merr më me Lulgjumashin. Ktheju prapë Saliut. Nuk ke më fjalë, justifikime, llogje sociale,vrit mendjen për ndonjë gjetje tjetër që të terheqë vëmendjen si ajo teoria me Kadrinjtë, sa të harrohet pak Valdrini se tani është gusht e gunë… Voltanën që deshe ta largoje sa më parë, të del ky ,zogu i narkotikëve’ dhe të mbyt në Drin. Bëj një VKM shkarkoje Voltanën ose mblidh KQZ-në të bësh zgjedhje në tetor por jo më 13 tetorin e Likes, në bashkine e Shkodres. Edi mos ma merr për ters, Pas Valit mos i beso as vetes më për kandidatin e ri. Pse nuk kandidon një femër ? Të paktën nuk do të genjejë për trafikim lëndësh narkotike si Valdrini….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



