“Më mirë të isha i verbër”, pse bën këtë zgjedhje Flori Mumajesi?
Përmbytjet dhe shkatërrimet e ditëve të fundit i kanë dhënë një pamje aspak të hijshme vendit tonë e qyteteve të caktuara. autostrada Tiranë-Durrës ishte ajo më e shkatërruara dhe më e prekura nga shiu i furishëm.
Palmat, mbjellja e të cilave i kushtoi buxhetit të shtetit plotë 600 milion lekë dëm, i kanë dhënë pamjen e një shkretëtire autostradës që lidh kryeqytetin me qytetin bregdetar, ndërsa përshtypje një gjë e tillë u ka bërë edhe artistëve.
Është Flori Mumajesi ai që mëngjesin e sotshëm ka parë këtë pamje të trishtë dhe ka shkruar dy fjalë.
Ai thotë:
Do preferoja të isha më mirë i verbër se sa të shikoja këto “palma”.
Siç mund ta kuptoni edhe vetë, hyrja e Tiranës edhe një herë është në gjendje të mjerueshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


