E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me PS si Reme Lala? Reagon deputetja e PDIU: Jam e pavarur!
Sot

Me PS si Reme Lala? Reagon deputetja e PDIU: Jam e pavarur!

 

Lajmi se dy deputetet e PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina kaluan në radhët e Partisë Socialiste, solli jo pak reagime këtë të dielë në skenën politike shqiptare.

Njoftimin e dha vetë deputetja Reme Lala nga Dibra, ku i pranishëm është edhe Kryeministri Edi Rama.

“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.

Por nuk ka vonuar reagimi i deputetes tjetër të PDIU-së Elena Xhina e cila ka sqaruar se nuk ka kaluar me PS, por është deputete e pavarur.

Statusi në Facebook:

Meqenëse mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.