E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal/Bankat shkelin privatësinë e qytetarëve
Sot

Skandal/Bankat shkelin privatësinë e qytetarëve

Zef   Preci

ME SHUME SE NJE PALIGJSHMERI FISKALE…

Shumëkujt mund t’i ketë ndodhur ose do t’i ndodhe, sidomos gjatë dy-tre viteve të fundit që t’i bjerë telefoni dhe një zë simpatik femre që pa u prezantuar fare as cila është dhe as nga po telefonon, ju bën një ftesë të pazakontë.

Zëri misterioz hyn drejt e në temë: jemi në dijeni të kursimeve tuaja në bankën (thotë emrin e bankes tregtare ku keni llogaritë tuaja apo të familjes tuaj) dhe ju fton t’i investoni në fondin e investimeve (thotë emrin e fondit), permend edhe disa produkte të tjera si dhe nuk harron t’ju kujtojë normën e lartë të interesit, disa herë më të lartë se norma e interesit per depozitat bankare…

Cfaredo që të thoni apo të mendoni në ketë cast, nuk mund të fshihni habinë, bezdinë, trullosjen që ju shkakton fakti se të dhenat konfidenciale kursimet e jetes, mundit e djerses tuaj disponohen nga persona të paautorizuar, ndoshta edhe të rrezikshëm për ju dhe per familjen tuaj. Por mendoj se problemet, pervec kercenimit apo riskut potencial te jetes, mendoj se problemi është parasegjithash një problem ligjor.

Cfarë kuptimi ka që baza e të dhenave me të dhënat individuale të depozitave apo llogarive të disponohet nga kompani biznesi vendase apo në keq të huaja, pa autorizimin perkatës të prokurorit hetues apo të gjykatës? Perse shteti paguan një numer institucionesh të specializuara në mbrojtjen e të dhenave personale, pjese e të cilave janë edhe të dhenat bankare? Perse administrata fiskale toleron keto lloje biznesesh që më shumë se qytetaret shqiptarë klientë të bankave po mashtrojnë klientë të bankave në vende të tjera antare të BE-se ose jo?

Të mos harrojmë se ky biznes mashtrues po ndodh kur Banka e Shqiperisë, “duke notuar kundër rrymës” po kufizon perdorimin e Euros në ekonominë tonë kombetare ndersa normat e interesit per depozitat janë afer zeros apo negative. Kjo situate i nxit depozituesit e painformuar që t’i heqin nga banka (ku gezojnë garanci shteterore për shumat  deri ne 2,6 milionë lekë) dhe t’i investojnë në keto fonde, të cilat në Shqiperi zoterohen nga bankat tregtare apo janë të lidhura me to.

Duke i investuar në keto fonde, i gjithë risku bie mbi depozituesit, pergjithesisht mungon transparenca rreth aktivitetit te kompanive qe kane nevoje per likujditete, etj. Nuk po flas per dobesite e njohura te entit rregullator perkates dhe kuadrin ligjor te manget, ekspertizen e pamjaftueshme dhe ndikimet e lobeve te biznesit dhe te oligarkeve ne “rregullimin” te tregut ne fushen e sigurimeve dhe te institucioneve financiare jobankare.

Ne rastin e bizneseve mashtruese te “call centers” qe jaoin “keshilla te pakerkuara” per investimin e kursimeve financiare (pak a shume si koncesionet e qeverise ndaj bizneseve qe bejne “oferta te pakerkuara”) ka edhe nhe problem tjeter edhe me te madh. Keto kompani nuk kontrollohen nga tatimet sepse jane rregjistruar per qellime te tjera, veprimtarine” e tyre e kryejne permes Internetit (nuk dokumentohet kjo veprimtari ne menyre shkresore si ne bizeneset e tjera), ndersa pronaret e tyre ne Itali apo ne vende te tjera duke perfshire edhe ato “off shore” (ngjashmeri e cuditshme me off-shoret) e qeverise ne nafte, miniera, etj.,) i sigurojne te ardhurat e veta drejtperdrejt si zbritje nga “investimet” e viktimave dhe jo nga fitimet e siguruara nga aktiviteti i kompanive qe pretendojne se po promovojne…

Le te sherbejë ky status si një apel për tatimet, policinë e shtetit, por edhe per qeverinë që ka detyrim kushtetues rregullimin e tregjeve të parregulluara po paq sa edhe ndeshkimin e paligjshmerive në cfaredo forme që të shfaqen, duke perfshirë edhe “call centers” qe vetëm “call centers” nuk janë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.