E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me të vjella e gjendje të fikti u shtrinë në trotuare, protestuesit u helmuan me gaz lotsjellës nga policia
Uncategorized

Me të vjella e gjendje të fikti u shtrinë në trotuare, protestuesit u helmuan me gaz lotsjellës nga policia

Protesta e ditës së sotme para Kryeministrisë, ishte paralajmëruar nga opozita se do të ishte paqësore, por nuk ishte kështu. Protestuesit tentuan të hynin në ambientet e brendshme të Kryeministrisë. Nga ana tjetër Garda e Republikës iu është përgjigjur protestuesve më granata tymuese dhe me gaz lotsjellës.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë protestues, policë dhe gazetarë të kenë probleme me frymëmarrjen.

Një video e publikuar tregon shumë qytetarë që janë ulur në trotuare në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku kanë pasur të vjella dhe gjendje të fikti.

Pas pesë orësh protestë, protestuesit janë shpërndarë. Në këto rrethana, kreu i opozitës e ka mbyllur protestën duke bërë thirrje se një tjetër protestë do të zhvillohet ditën e enjte në kryeqytet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.