E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me VIDEO: Momenti i qartë kur Rama qëllohet me vezë në bark, tjetra i kalon mbi kokë
Politikë

Me VIDEO: Momenti i qartë kur Rama qëllohet me vezë në bark, tjetra i kalon mbi kokë

Sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën sot në Kuvend, ka thumbuar opozitën, duke thënë se u kthye në Kuvend me mandate të pjekura dhe jo të djegura dhe duke deklaruar se 40 minutëshin e fjalës së tij do ia falte kryedemokratit Lulzim Basha.

Po kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga deputetët demokratë Endri Hasa dhe Gent Strazimiri.

Hasa është ngritur nga karrigia për të sulmuar fizikisht kryeministrin Rama, por forcat e Gardës kanë ndërhyrë në kohë.

Ai e ka qëlluar me një vezë Ramën, e cila e ka prekur në bark, ndërsa e dyta i ka fluturuar mbi kokë teksa më tej deputeti është ndaluar nga Garda e Shqipërisë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.