E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media në shqipëri shitet e blihet LIRISHT.
Sot

Media në shqipëri shitet e blihet LIRISHT.

Ylli Manjani

Liria e medias me probleme?!
Aspak!

Media në shqipëri shitet e blihet LIRISHT.

Zakonisht e blen qeveria sepse ka mjetet e nevojshme financiare.

Hiç mos u ankoni për lirinë e medias.

Ngopuni me propagandën e klientit të saj të vetëm!
***
Shihni me vemendje:

Jemi shumë mirë krahasuar me 1938-ën.

Na kanë ndodhur ca probleme me çmimet po fajin e ka lufta në Ukrainë.

Shëmben shtëpi nga qeveria, por fajin e ka tërmeti.

Shkatërrohet shteti, Kushtetuta e ligji, por fajin e ka Saliu.

Shkatërrohet demokracia e pluralizmi fajin e ka opozita.

Plasin skandale të tmerrshme korruptive, fajin e ka ai që denoncon.

Vdesin njerëz nga dhuna e pushtetit dhe kriminelët me pushtet, por fajin e kanë ata që vdesin.😡

Të gjithë janë të shpallur fajtor, vetëm ata që qeverisin dhe blejnë median nuk kanë asnjë faj!!!

Në median e shitur do gjeni çdo ditë këto konkluzione, të nxjerra lirisht…😡
****
Dhe nuk është se skanë të drejtë!

Shihni se si e votojnë ende njerëzit qeverinë më të mirë të të gjithë rruzullit e të gjitha kohërave…☹️

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.