E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat mercenare te kazanit qeveritar
Sot

Mediat mercenare te kazanit qeveritar

Ergys Mertiri

Portalet e rilindjes e kane paraqitur protesten e djeshme si te braktisur nga qytetaret e Tiranes. Ne fakt, qytetare kishte plot, si asnje kauze tjeter jopartiake, pervec asaj te armeve kimike.

Ata qe e braktisen protesten ishin vetem mediat e kazanit qeveritar qe, duke braktisur njekohesisht edhe detyren si media, nuk e transmetuan ate dhe nuk i dhane hapesiren e duhur ne lajme para dhe pas saj. Madje perkundrazi, ne menyren me te shemtuar e te felliqur, u munduan ta perdhoshin ate, duke shpifur me akuza ordinere ndaj dy prej drejtuesve te saj, regjisore te nderuar e njerez te shkelqyer. Por nuk ia dolen.

Eshte e kuptueshme nuk i beson me kush mercenareve te Rames, qe ushqehen duke peshtyre njerez te ndershem qe i prishin terezine pushtetit. Megjithe blacout-in e mediave, megjithe propaganden agresive te pushtetit, megjithe indiferencen e fjetur te nje vendi hashashi, megjithe shantazhet, kercenimet dhe miklimet qe pushteti iu ka bere artisteve, per muaj me rradhe, per ti terhequr nga qendresa, perseri protesta tregoi se kauza ka arritur te zgjoje nje numer te madh qytetaresh.

Protesta ishte e shkelqyer, jo e vogel ne numer dhe mbi te gjitha e ngritur ne nivel. Qytetaret qe moren pjese ishin pergjithesisht nje shtrese e kulturuar njerezish qe arrijne te kuptojne vleren e saj dhe kjo eshte shume domethenese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.