Mekaniku rrëmben avionin, manovra të frikshme në ajër
Panik ne aeroportin ne Uashingtoni, kur nje person rrembeu avionin pa pasagjere ne bord dhe u nis ne fluturim.
Mediat e huaja bejne me dije se avioni irrembyer i perket kompanise ajrore “Horizon Airlines”. Ai u ngrit pa asnje autorizim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac” dhe pas iu vune ne ndjekje avione ushtarek, derisa ne fund perfundoi i rrezuar pranë një ishulli të vogël në “Puget Sound”.
Policia ka thënë se piloti me gjasë ka pasur prirje vetëvrasëse dhe ka të ngjarë që ka vdekur gjatë rrëzimit të avionit.
Nga hetimet e para flitet per nje mekanik 29-vjeçar qe rrëmbeu avionin “Horizon Air Q400” dhe u perplas. Hetimet flasin per nje perplasje për shkak se ai po bënte “manovra të pazakonta në ajër”, ose për “mungesë të aftësive të pilotimit”, deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce.
Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e lidhjes me terrorizmin.






Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



