E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Memoriali i lavdisë dhe memoriali i rrumpallës!
Sot

Memoriali i lavdisë dhe memoriali i rrumpallës!

 

Ç’lidhje kanë këto dy ndertesa? –  do të thoni. Asnjë, e vetmja është se janë ndërtuar me faza.

I pari është memoriali i Xhorxh Uashingtonit. Po ta shikoni me vëmendje, pak më poshtë se në mesin e lartësisë, ka një “vijë” ku bëhet dallimi i ngjyrës. Pjesa e poshtme është ndërtuar para fillimit të luftës civile(1861-1865). Gjatë luftës puna u ndërpre dhe pas saj rifilloi, por u ndryshua guri. Ndaj dhe pjesa e sipërme ka një ndryshim të lehtë në ngjyrë.

 

I dyti është një pallat unikal në një zonë turistike. E dini të gjithë besoj që ndodhet në Golem, është edhe ky po kaq i famshëm sa memoriali i Uashingtonit. Ky është memoriali i shtetit më rrumpallë më botë. Ai ka disa ndryshime në ngjyrë, projekt, arkitekturë. Të gjitha shtesat janë bërë pa leje, dhe sa herë e arrestonin pronarin, pasi dilte pa u lagur, ai bënte dhe një shtesë tjetër. Me pak fjalë çdo ndryshim strukture, tregon se sa herë është arrestuar pronari për ndërtimin pa leje të këtij pallati. 

 

ps: foton e pallatit të rrumpallës, e huazova nga profili i Arben Papadhopullit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.