E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mendon se do t’ia kalojë miun nën hundë Europës me hilera”, Basha: Berlini e Brukseli s’qasin autokratët e korruptuar
Politikë

“Mendon se do t’ia kalojë miun nën hundë Europës me hilera”, Basha: Berlini e Brukseli s’qasin autokratët e korruptuar

Ndërsa është ndalur tek hapja e negociatave, Basha theksoi edhe njëherë se përgjegjës, sipas tij, për refuzimin, është kryeministri Rama.

Nga Kurbini, në një takim me mbështetës të tij, kreu i PD-së, tha se “Edi Ramës i duhet me gënjeshtra dhe me mashtrime, hilera dhe dredhira, mendon se do t’jua kalojë miun nën hundë Europës”.

 

Sipas Bashës, Europa nuk qa autokratë të korruptuar e të inkriminuar.

“Tentativa kriminale për të diktuar një proces fals zgjedhor, tentative për ti zgjatur orët kufomës politike të Rilindjes, jam I bindur që do të marrë përgjigjen e duhur anembanë Shqipërisë, duke nisur këtu nga Kurbini.

Edi Ramës i duhet me gënjeshtra dhe me mashtrime, hilera dhe dredhira, mendon se do t’jua kalojë miun nën hundë Europës.

Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend kryeministri I të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapuer duke vjedhur qindra million euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët.

Që të kalojë nëpër Europë, kudo ku standartet europiane, vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira, ndarja dhe balancimi I pushteteve, drejtësia e pavarur, liria ekonomike, zbatimi rigoroz I Kushtetutës, janë bibla dhe kurani I qeverive europiane.

Nuk kalon Rama testin e Berlinit, sepse nuk kalon dot as testin e Kurbinit.

As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk qasin autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Dhe këtë e kanë bërë të qartë.

Ne duhet patjetër ti hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër ti hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie:

Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmëtë gjithë energjitë tona pozitive, të djathtë e të majtë, drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.