Mentor Kikia: Asnjë politikan shqiptar nuk e meriton titullin e liderit!

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka shprehur bindjen se asnjë politikan shqiptar nuk e meriton titullin e liderit, pasi askush prej tyre në tre dekadat e fundit nuk ka arritur të sjellë ndryshime të rëndësishme në shoqëri për të ngritur vendin në një nivel më të lartë, ashtu siç kanë bërë shumë personalitete në skenën ndërkombëtare.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kikia vuri në dukje se Shqipëria ende po vvuan pasojat e një shkatërrimi katastrofik që ka filluar në vitet ’90.
“Tek ne, askush nuk e meriton emrin me gërma të arta në këto tre dekada. Shqipëria ende po përballon pasoja nga një shkatërrim katastrofik që ka filluar që në vitet ’90. Deri tani, nuk shoh ende një lider që mund të dallohet. Shoh politikanë që mund të jenë liderë brenda organizatave të tyre politike. Të qenurit në pushtet nuk e bën dikë lider”, u shpreh Kikia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



