E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mentor Petrela për Ramën: Krahasuar më atë që i bënë komunistët gjyshërve, kjo në demokraci është lule!
Sot

Mentor Petrela për Ramën: Krahasuar më atë që i bënë komunistët gjyshërve, kjo në demokraci është lule!

Neurokirurgu i njohur botërisht, pjesë e 100 më të mirëve në botë, prej dje është edhe pjesë e listës së zezë të kryeministrit Rama, që përzgjodhi nëpunësit abuzues me detyrën. Lista e Ramës i ka kujtuar Petrelës kohët e komunizmit, megjithëse me ironi thotë se krahasuar me atëherë, kjo e sotmja nuk është asgjë. Petrela citon edhe Volterin në reagimin e tij kur thotë se “barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë, kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”
“Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten “uzurpatore”.

Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit. Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit, influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.

Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB. Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”
Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.

Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet te gjykohet si armik”.

Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.

Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe i drejtohet Eteoklit ne “Shtate kunder Tebes” “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.