MERCENARIZMI POLITIK
Erion Piciri
Ne partite politike shqiptare ka lulezuar nje fenomen patologjik, qe nuk ka lidhje me asnje ideal apo ideologji politike por me oportunizmin per pasurim dhe punesim ne shtet. Ky eshte mercenarizmi politik, i definuar si perfshirje joparimore ne politike per perfitime personale. Ne kete kategorizim hyjne nje sere kryetare partish, bashkish, ministrash, deputetesh, drejtoresh drejtorish, shume aspirante per funksione te tilla dhe jo vetem.
Mercenarizmi ndeshet edhe tek nje pjese te ashtuquajturish militante, njerez nen nivelin mesatar te popullsise, qe nuk do ia dilnin ne asnje profesion por qe e bejne mire punen e servilit, spiunit dhe rojtarit te ndersyer ne krah te cdo njeriu me pushtet. Si keta ka pasur cdo regjim, sulmues te radheve te para ndaj cdo njeriu me ide, personalitet dhe intelektualitet, qe cenon kryetaret ne detyre dhe enderren e tyre per tu bere kapterra ne shtet.
Bolshevizmi qe i pari qe e zbuloi kete mase amorfe, e kultivoi, e fuqizoi, e nxori nga skutat dhe e ktheu ne gardiane kombetare te njerezve te zot. Me ta mbajti pushtetin, duke nenshtruar nje popull te tere. Post-komunizmi e ndau kete mase langonjsh ne disa parti por fenomenin nuk e eleminoi. Ka nje armate me kete profil qe largon prej partive politike ata qe realisht kane nje fjale per te thene, nje ideal per te promovuar, nje Shqiperi per te realizuar.
Mercenaret e niveleve te ulta kthehen kesisoj ne ushtare cetash, mbas cdo kryetari qe krijon bindjen se do ua beje enderren realitet, do i dergoje ne nje pune shteti, ku do ndjehen shefa dhe do nxjerrin ndonje lek.
Kjo specie po shkaterron demokracine partiake dhe vete konstruksionin e shtetit tone modern. Partia politike shqiptare duhet te shpetoje nga kjo mase, nga binomi patologjik kryetar/mercenare dhe t’i kthehet militantintizmit ideologjik qe lidhet me promovimin e kauzave dhe vlerave politike. Keshtu partia politike kthehet nga nje mjet per te grabitur shtetin ne nje promotor te instalimit te modernitetit, vlerave dhe standardeve universale…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



