E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i FMN -së Qeveria ka akumuluar  borxhe   të  fshehura,  300 milione dollare
Sot

Mesazhi i FMN -së Qeveria ka akumuluar borxhe të fshehura, 300 milione dollare

Çfarë tha FMN?

Mesazhi kryesor ishte se sistemi tatimor ka humbur integritetin dhe është bërë i pabarabartë duke privilegjuar sektorë apo interesa të caktuara. Kjo e ka bërë fushën e lojës të pabarabartë mes bizneseve duke dëmtuar konkurrencën e ndershme dhe shpërndarjen optimale të burimeve në ekonomi.

Janë uljet e taksave, të cilat miratohen si lehtësime për të nxitur sektorë të caktuar dhe ekonominë, por që në fakt përfundojnë në favore të mirëfillta për një grusht njerëzish, ata me të pasurit.

Tani këto përjashtime së bashku me një sërë masash të tjera, e kanë bërë sistemin e taksave më kompleks, më të pandershëm dhe gërryejnë të ardhurat tatimore.

Mesazhi i dytë ka lidhje me të parin. Për shkak të përjashtimeve tatimore, që gërryejnë të ardhurat, qeveria po krijon borxh të fshehur.  Nuk e tha shifrën me zë, por e nxorri tek tabelat e deklaratës zyrtare. Borxhet e prapambetura kanë arritur 300 milionë dollarë, duke përfshirë edhe ato të bashkive.

Të gjithë e mbajne mend se sa shtrenjtë i paguam borxhet e fshehta në 2013-ën. Qeveria mori 1 miliarde dollarë borxh me pretendimi për të shlyer borxhet që la qeveria parardhëse. Tani në vetëm dy vjet, ka akumuluar 250 milionë dollarë borxhe të fshehura, të cilat së bashku me 50 milionë të tjera që kanë bashkitë, (këto të trasheguara nga para 2015-ës) e kanë çuar shifrën e detyrimeve të prapambetura në 300 milionë dollarë.

Kjo është sa 9% e të ardhurave buxhetore që mbledh qeveria, ose sa defiçiti vjetor i buxhetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.