E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mesazhi i Licajt për Ramën: Turp që kryeministri të gënjejë!
Sot

Mesazhi i Licajt për Ramën: Turp që kryeministri të gënjejë!

Aktori dhe aktivisti i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, Neritan Licaj, është shprehur se, kryeministri Edi Rama sa herë flet nxjerr nga goja broçkulla.

Sa i përket citimeve që shefi i qeverisë u bën aktorëve të ndryshëm për të propaganduar se Teatri Kombëtar duhet shembur, Liçaj i kërkoi shefit të qeverisë të bëjë burrin e shtetit e të mos merret me gënjeshtra.

“Kryeministri është në mjerim sa kërkon çfarë kanë thënë aktorët. Nuk i shkon. Mua s’ma ndjen çfarë thotë njëri e tjetri. Është e drejta e tyre. Këto pehlivanllëqe kryeministrore e shndërruan vëmendjen. Unë i them kryeministrit të bëjë burrin e shtetit, jo legenin e Facebook-ut. Po ai nuk është burrë shteti. Është turp që kryeministri të gënjejë.  Kemi të drejtën ligjore, kemi të gjithë gurët në anën tonë. Edhe sekretari i OSBE u shpreh të mos merret asnjë vendim sa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”, u shpreh aktori Neritan Liçaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.