E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësoni të krijoni super lojëra në realitetin virtual
Uncategorized

Mësoni të krijoni super lojëra në realitetin virtual

A ju kujtohet tv show “VR5” i cili transmetohej vite më parë nga gjigandi mediatik Fox? Ky show kishte në fokusin e tij zhvillimin e realitetit virtual i cili dukej të ishte e ardhmja për lojërat dhe të gjithë përvojën kibernetike. Kjo ngjarje i takon 22 viteve më parë, ka ndodhur në 1995-n.

Ndërsa bumi i realitetit virtual nuk ndodhi aq shpejt sa u parashikua ,ky bum po ndodh tashmë me syzet dhe pajisjet që shërbejnë si ndërmjetës mes nesh dhe realitetit virtual, siç është rasti i “Samsung Gear” dhe “Oculus Rift” të cilët gëzojnë një popullaritet në rritje.
Tani, përdoruesit e VR kanë nevojë për përmbajtje …dhe krijimi i kësaj përmbajtjeje kërkon një proçes krejt të ri zhvillimi, një sërë aftësish që mund t’i zotëroni me ndihmën e paketës së plotë të zhvillimit VR. Është në shitje për vetëm 34 $.

Lexoni : VIDEO LOJËRAT E PREFERUARA TË ELON MUSK

Paketa përfshin 5 kurse . Të gjithë kurset synojnë t’ju rrisin profesionalisht duke kaluar nga pozicioni i një fillestari drejt të qenit një artist i vërtetë i realitetit virtual. Rritja e aftësive tuaja vjen në përpjestim të drejtë me vënien e aftësive të reja në praktikë përmes krijimit të një loje.
Duke filluar me VR Game Development , me Unity for Beginners, ju do të mund të përdorni platformën më të njohur të zhvillimit të lojërave e cila do të ju mundësojë eksperiencën e të krijuarit lojëra në realitetin virtual sapo të keni mësuar bazat.

Një tjetër aset i kësaj pakete është WebVR për fillestarët : Të ndërtuarit website-t e realitetit virtual me A-Frame do të ju tregojë ju se si të merrni elemente nga bibloteka me burim të hapur A Frame, për të krijuar një ekran VR që mund të funksionojë në çdo shfletues interneti.

Në Unity VR Development : Tek loja “Natë me mushkonjat”, ju do të krijoni një pyll paqësor mbushur me mushkonja gjigande, më pas në Unity VR Development – 360° Photos Experience ju do të arrini të krijoni mjedise të cilat duken si reale.
Në fund, Unity VR Development : 360° Video Quizz App do t’ju tregojë si të krijoni një quiz interaktiv në formë loje duke përdorur video me 360 gradë.

Ju mund t’i bashkoheni këtij programi i cili ndahet në 5 kurse duke patur kështu mundësinë e thyrjes së kufinjve më të rinj përmes krijimit dhe zhvillimit të lojërave tuaja. Çmimi i kësaj pakete është ulur mbi 375 dollarë, kështuqë mos humbisni kohën e limituar të shitjes së saj për vetëm 34 dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.