E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Basha s’ka më fuqi të hakmerret, është peng
Politikë

Meta: Basha s’ka më fuqi të hakmerret, është peng

Deputetë pa elektorat, moral e dinjitet.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar deputetët demokratë mbështetës të Enkelejd Alibeajt që bashkuan votat me PS për ligjin e hapjes së dosjeve, si pa elektorat dhe moral.

Meta tha se Basha është peng dhe nuk ka më fuqi të hakmerret.

Pyetje: Ai ishte hakmarrje e Lulzim Bashës bashkimi i votave me PS për ligjin e hapjes së dosjeve?

Ilir Meta: Nuk ka më fuqi Basha për të bërë asnjë hakmarrje. Se ç’kishte për ti bërë i ka bërë.

Kemi të bëjmë me deputet që nuk kanë më cfarë të humbasin, elektorat, dinjitet, moral besë nuk kanë.

Nuk kanë më cfarë të bëjnë më shumë se sa kanë bërë dhe kjo loja e historisë me IM është lojë Rama Basha.

Nuk ka fuqi Basha, Basha do përpiqet të prishë punë sa të mundet. Ai është peng i historive të veta.

Ata deputetët marrin lekë dhe s’duan fare as politikë aty. Shikoni llogaritë e familjarëve si i kanë pasur para se të ishin në opozitë dhe si i kanë sot. Opozitarë më të sukseshshëm në biznese nuk ka parë historia botërore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.