Presidenti Ilir Meta reagon katër herë brenda 4 orëve të protestës së opozitës.
Këtë herë Meta ka dalë hapur në mbështetje të sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi duke thënë se ai duhet të shoqërohet në spital për ndihmë dhe jo të mbahet në polici.
‘Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici’, thuhet në reagimin e Presidencës. Protesta aktualisht është zhvendosur te Drejtoria e Policisë së Tiranës ku kërkohet lirimi i sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapi.
PAMJET LIVE:



