E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  e quan Ramën  komandati i korrupsionit: Do e shtyjmë drejt greminës
Politikë

Meta e quan Ramën komandati i korrupsionit: Do e shtyjmë drejt greminës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e sheh rezolutën antikorrupsion të miratuar nga socialistët me 76 vota në Kuvend si rrugë shpëtimi për Edi Ramën, të cilin e akuzoi në një konferencë për mediat si përgjegjësin e korrupsionit galopant që ka mbërthyer vendin në 11 vite qeverisje të PS.

‘Jemi shumë të qartë se i vetmi përgjegjës në Shqipëri i certifikuar botërisht për gjithë këtë korrupsion galopant, kryer në 11 vite është ai që komandon timonin, të gjitha tepsitë që është Edi Rama.

Shikoni të gjithë treguesit që kur ka ardhur ai në pushtet sesi janë. Jemi vendi i parë në Europë pas Rusisë, vendi i dytë në botë për ryshfet pas Zambias, për shkak të korrupsionit të tij.

Nuk ka patur ndonjë reagim të ndonjë institucioni ndërkombëtar sesi janë shpenzuar fondet e donatorëve për tërmetin dhe pandeminë. Vetëm në rastin e Shqipërisë është kërkuar transparencë pasi ka pasur bindje të qartë për hajdutëri të paparë edhe në kohë pandemie dhe fatkeqësie.’

Meta tha se opozita do të vijojë aksionin e saj përmes protestave si kundër qeverisë edhe kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

‘Ai ta gëzojë korrupsionin, detyra e opozitës është të vijojë betejën pa kompromis në Parlament dhe bashkinë e Tiranës. Falënderoj ata që kanë protestuar atje për ta shporrur mostrën e ‘5D’. Betejë e pandalshme deri në çrrënjosjen e këtij regjimi. Ky regjim do të bjerë në greminë, do një të shtyrë dhe ne nuk do t’ia kursejmë.’

Por kreu i PL shprehu rezerva për mënyrën si aleatët e tij në opozitë po organizohen për të rrëzuar, të ashtuquajturin regjimi i Ramës. Sipas tij, ata duhet të ndjekin shembullin e Partisë së Lirisë për të bërë betejën sa më efikase.

 ‘Partia e Lirisë është në krye të aksionit opozitar çdo ditë.  E ka nisur nga vetja duke përmirësuar organizimin e saj dhe është e rëndësishme ta bëjë gjithë opozita përballë kësaj makineri mafioze. Kjo kërkon organizim më të mirë dhe efikas sesa deri tani.’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.