E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta flet për teatrin absurd   politik që kërcënon vendin: U bëj thirrje tre artistëve që t’i japin fund…
Politikë

Meta flet për teatrin absurd politik që kërcënon vendin: U bëj thirrje tre artistëve që t’i japin fund…

Ajo që na shqetëson është ky teatri i madh politik, absurd i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 18 tetor”. Kështu ka deklaruar sot kreu i Shtetit, në një prononcim për mediat nga qyteti i Durrësit, pasi është pyetur mes të tjerash edhe me situatën më të fundit lidhur me Teatrin Kombëtar.

meta1

 

 

Ai ka theksuar se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhjet e 13 tetorit, ndërkohë që shqiptarët kanë nevojë për qetësi dhe qeverisje vendore të ligjshme e legjitime. Për këtë një thirrje e ka adresuar për ata që i ka cilësuar tre artistët, por pa përmendur emra.

Deklarata e Metës

Ajo që na shqetëson është ky teatri i madh politik, absurd i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 18 tetor.

Prandaj edhe njëherë i bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçante tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi. Të marrin masa për zbatimin e zgjedhjeve vendore më 13 tetor sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet të kenë një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe që garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre.

Sigurisht që 13 tetori dhe zgjedhjet, për zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithçka, por është detyrim ligjor dhe Kushtetues i pa shmangshëm në radhë të parë është detyrim për kryeministrin që të heq dorë nga presionet dhe shantazhet nga gjithë institucionet e tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti dhe padyshim është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të behën gati për të marrë pjesë  në zgjedhjet vendore të 13 tetorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.