Meta i kujton Finos: Jeni i preferuar për mua, por kur isha në koalicion me PS, nëse nuk do isha unë…
Presidenti Ilir Meta ka marrë “kritika” nga deputeti socialist Bashkim Fino sot në Kuvend, në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e kreut të shtetit, se ka qenë i anshëm, jo mbi palët me vendimin për shtyrjen me dekret të datës së zgjedhjeve.
Fino i ka ngritur këto dy pyetje presidentit Meta: “Të jesh mbi palët, luani rol interesant për zbatimin e Kushtetutës, mua me keni krijaur përshtypjen që keni qenë i paanshëm, në sensin se keni thënë shtyva datën e zgjedhjeve se s’donte një palë, pra nuk donte Basha të hynte në zgjedhje, po tani që të dyja palët nuk e duan 13 tetorin, ne i kemi bërë zgjedhjet dhe i quajmë të ligjshme, cfarë do bëni me 13 tetorin, prapë do i shtyni? Ato që thatë duhet ti keni me rezerva se vërtet duhet të jeni mbi palët. Dhe pyetja e dytë: Po nëse qeveria psh do merrte vendim e do thoshte do e shkarkoj presidentin do e zbatonte presidenti vendimin e qeverisë?
Ja përgjigja e kreut të shtetit:
“Së pari kam marrë vesh nga mediat që keni perceptim se kam një problem personal me ju po nuk ekziston, gjithmonë keni qenë i preferuar nga ana ime, lidhur me cështjen e palëve detyra ua kërkon të bëni pyetjen dhe vlerësimin tuaj dhe jeni në pozitë me komode të bëni një gjë të tillë, por më duhet tju kujtoj se unë edhe kur kam qenë palë, pra kur kam qenë kryetar parlament, dhe kryetar i një partie në koalicion me ju për cështjet madhore kam qëndruar mbi palët dhe shembulli më i qartë ka qenë reforma në drejtësi dhe votimi më 140 vota që më falni për modestinë por kurrë s’do ndodhte nëse unë sdo kisha qenë mbi palët. E dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte një rekomandim pozitiv për celjen e negociatave. Ky do ngelet thjesht rekomandim kam frikë me keto diskutime qe po behen tani”.
Ulsi Manja: Kompetencën tuaj për caktimin e datës së zgjedhjeve, e konsideroni të drejtë tuajën për ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo për të garantuar cilësisht shtrimin e sovranitetit të popullit
Ilir Meta: Pikërisht për të garantuar të drejtën e zgjedhjes si e përcakton gjykata e Strasburgut mora këtë akt për shfuqizimin e 30 qershorit, për të caktuar një datë tjetër që të ushtrohet cilësisht dhe substancialisht kjo e drejtë.
Ulsi Manja: A mendoni se me anulimin e 30 qershorit, ju tentuat ti mohonit palës tjetër që ishte në kulmin e së drejtës kushteutese të drejtën për votë, ju duke tentuar t’ja garantonit njërës palë, a mendoni se abstenuat nga roli juaj si president?
Ilir Meta: Nuk i kam mohuar askujt të drejtën e zgjedhjes, kam shfuqizuar datën për të dekretuar një datë të re gjithëpërfshirëse, që shqiptarët të ushtronin në mënyrë cilësore dhe substanciale të drejtën e tyre, sepse zgjedhjet me një kandidat, ashtu si Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi dhe delegacionin, nuk janë aq të fshehta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





