E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i  përgjigjet Ramës: Pa zgjedhje më 13 tetor mos prisni mrekulli nga qielli më 18 tetor
Politikë

Meta i përgjigjet Ramës: Pa zgjedhje më 13 tetor mos prisni mrekulli nga qielli më 18 tetor

Presidenti Ilir Meta ndodhet në konbferencë për median.

Si fillim njoftoi ngritjen e forumit: “Unë jam arbëresh”

“Mandati im si ish student i dhjetorit dhe si politikan është i përgjegjshëm dhe i vërtetë se cilitdo tjetër. Nuk jam këtu ti bëj qokë askujt. E përsëris pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos prisni asnjë mrekulli të bjerë nga qielli më 18 tetor dhe më 19 tetor të gdhihemi me celje negociatash. Unë jam gati të jap përgjegjësi maksimale jo vetëm si president por dhe si një ish politikan aktiv”

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dhënë përgjigje deklaratës së bërë nga kryeministri Rama vetëm pak më parë gjatë bashkëbisedimit të tij me mediat, teksa u shpreh i keqardhur për situatën e tij të vështirë dhe ishte i gatshëm ta ndihmonte nëse do t’i kërkonte ndihmë.

 

 

“Unë e falënderoj për solidaritetin, po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj te doktori, unë nevojë për piktura nuk kam, se kam shumë, por ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranojë prej tij.

Sa i takon parametrave janë gjithnjë e në përmirësim, Vetëm këtë fundjavë bëra 50 km ecje dhe tani jam gati për majën më të lartë që ka Shqipëria, pasi nuk dua të largohem nga Shqipëria në Gusht nëse do të ketë nevojë për dialog. Jam gati për majën më të lartë që ka vendi, se nuk dua të largohen, për majën e Korabit, nëse e ka me dëshirë të na bashkëngjitet është e mrekullueshme, e di që ka vështirësi në malet e Tropojës, por në Dibër më të lehtë do të ketë “-tha Meta.

Meta flet për 13 tetorin dhe negociatat: Asnjë ambasador nuk do u thotë të vërtetën

Kam thënë që me këtë situatë krize të gjithanshme që ka vendi, e aq më tepër me paaftësinë për të organizuar zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse që kanë datën e ligjshme në 13 tetor, kam thënë që nuk ka celje të negociatave me BE.

Deklarata e përfaqësuesve të BE këtu, apo personaliteteve të KE që e kanë mandatin e kufizuar deri në 5 vjet, të ndiqni koherencën e qëndrimeve të mia në 30 vjet. Unë e konsideroj vendet lider lokal, dhe nuk marr përsipër të zgjidh cështje globale, por që cështjet e integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë ambasador të BE që tu thotë të vërtetën, këtë më mirë se unë që merren 30 vjet në mënyrë të pandërprerë, nuk e di asnjë njeri, se mandati i tyre është i kufizuar.

Si ish student i dhjetorit dhe politikan i votuar në pozicione të ndryshme në këtë vend, e sot si president ju garantoj se mendimi im është më i përgjegjshëm se i cilitdo, unë nuk jam të bëjë qoka askujt, as opozitës as qeverisë, por ti shërbej interesit kombëtar. Që është integrimi në BE, pa zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse më 13 tetor mos të prisni asnjë mrekulli që do të bjerë nga qielli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.