Meta i përgjigjet Ramës: S’e kam për turp që jam burri i Monikës, që kur e votuam kryeministër i kam kërkuar që…
Presidenti Meta nuk i ka kursyer përgjigjen kryeministrit të vendit Edi Rama, që refuzimin e ftesës për këtë takim e pasoi edhe me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Më tej ai theksoi se “Axhenda ime nuk është as të gjithë pushtetin sovjetëve, që e provuan shqiptarët për 45 vjet, as axhenda Rama ik, e Lulit, Monës dhe Doktorit, nuk i them dot Saliut. Axhenda ime në raport me kryeministrin është shumë e thjeshtë, është reflekto, se ashtu si unë jam në gjendje të bëj dallimin mes Monikës dhe Republikës edhe atij i kam kërkuar edhe kur kam qenë në koalicion para se ta votonim për kryeministër, edhe në vazhdimësi, deri në drekën e fundit që u bë publike këtu që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm mes të qenit kryetar i PS dhe kryeministër i gjithë shqiptarëve”.
“Nuk është axhenda ime me opozitën “Rama ik” por vetëm “Rama reflekto”, u shpreh Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



