E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Kam vendosur një vijë të kuqe me të gjithë! Beteja e vërtetë në 14 maj
Politikë

Meta: Kam vendosur një vijë të kuqe me të gjithë! Beteja e vërtetë në 14 maj

“Iku koha kur Rama bënte zgjedhjet pa opozitën e vërtetë”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se koha kur Rama bënte zgjedhje pa opozitën e vërtetë ka mbaruar. Në një reagim në Facebook, Meta shkrua se Partinë e Lirisë nuk ka asgjë që e kthen pas në rrugën drejt fitores.

STATUSI:

‘Ilir Meta ka vendosur një vijë të kuqe me të gjithë: Nuk ka asgjë që e kthen pas, Partinë e Lirisë në radhë të parë, por besoj edhe të gjithë opozitën e vërtetë nga 14 Maji. Iku koha kur Edi Rama bënte zgjedhje pa opozitën sepse blinte lidershipin e saj. Iku koha kur Edi Rama e trukonte rezultatin e ndeshjes, siç e kishte trukuar ndeshjen e 25 Prillit prej kohësh. Tani beteja është e vërtetë dhe tani drejt 14 Majit, gjithë Partia e Lirisë, gjithë opozitarët e vërtetë. Dhe do të jemi aty, jo vetëm për të hedhur votën, por derisa të numërohet vota e fundit, edhe të festojmë rikthimin e demokracisë, të llogaridhënies dhe të pluralizmit politik në nivel vendor, por edhe kombëtar’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.