Meta: Kokëfortësi e Kryeministrit, për të mos e diskutuar shtyrjen e 30 Qershorit
Presidenti i Republikës ka vënë kokëfortësinë e liderëve të politikës në thelbin e mosarritjes së një kompromisi për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Deputetja e PS, Klotilda Bushka i drejtoi një pyetje, Presidentit Ilir Meta, nëse u konsultua me partnerët politikë para se të anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit?
Kryetari i Komisionit Ulsi Manja shpjegoi që në fillim se nuk do të kishte replika me parlamentin, ndaj deputetë pas pyetjes duhet të mbyllnin mikrofonin.
Meta mori fjalën: “Në rast se deputetja nuk është e kënaqur apo kam harruar ndonjë detaj, të më kujtojë, por dua të bëj të qartë se shfuqizimi i datës 30 Qershorit është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si President i vendit, Kryetar i Shtetit, Kryetar i Sigurisë Kombëtare dhe si përfaqësues i unitetit të popullit.
Jo më kot Kushtetuta e Shqipërisë, një Kushtetutë e mrekullueshme që u sakatua në prill të 2008, ka qenë për të parandaluar përsëritjen e ’97 në vendin tonë, të rrëshqitjes drejt një sistemi autoritar. Në këtë drejtim, Presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, sikurse e ka bërë të qartë në 10 qershor, pro të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, sa më shumë e mundur të ishte e mundur, për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime.
Ju ngritën çështjen se mos vendimi im do të krijonte probleme me mandatin e të zgjedhurve vendorë?! Kush tha që zgjedhjet e reja nuk do të caktoheshin në muajin korrik?
Qëllimi im ishte që të caktohej data më e shpejtë.
Në shumicën e bashkive të vendit kishim vetëm një kandidat . pra, edhe partive të opozitës duhet t’u jepej një mundësi, nëse do të vazhdonin me kokëfortësi për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve, të kishin mundësi të regjistroheshin që Shqipëria të garantonte disa standarte minimale.
Pra, të mos shkonim drejt votimeve që çonin në emërime, jo në zgjedhje.
Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme dhe mund t’i vlerësoheni edhe vlerësimit paraprak të OSBE/ODIHR.
Ju me të drejtë ngrini pyetjen cilat qenë pengesat e këtij dialogu. Qenë dy: Kokëfortësia e Kryeministrit për të mos diskutuar mundësinë e shtyrjes së 30 Qershorit dhe kokëfortësia e kryetarit të opozitës për të mos u ulur në një tryeze më Kryeministrin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



