E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta : “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”
Politikë

Meta : “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”

Sipas një anketë të fonacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj. 

 

 

26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani, 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Pas ketij lajmi, ne nje postim ne rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta kerkon reflektim urgjent dhe thote se ndalimi i “boshatisjes” se vendit, eshte nje sfide e madhe sot per sot.

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë🇦🇱, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan Presidenti Meta.

Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri.

Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracionin e të rinjve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.