E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta, “pishman” për darkën me ngjala 4 vjet më parë
Sot

Meta, “pishman” për darkën me ngjala 4 vjet më parë

Arben Vata

Ilir Meta, do ta mallkojë gjatë atë natë me ngjala në Gjirin e Lalzit, 4 vjet më parë. Sidoqoftë rezultati i këtyre votimeve, ai është humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve. Nëse 4 vjet më parë do të vazhdonte sërish me Berishën, PS nuk do të drejtohej më nga Edi Rama dhe sot Meta do të kishte përballë Blushin në krye të PS. Ose në kushtet e çorientimit të PS pas zgjedhjeve të humbura në 2013, Meta mund të tentonte të bashkonte të majtën në një parti të vetme. Përfundimisht, Meta u mashtrua nga Rama që e përdori Metën për të shpëtuar veten dhe për të rrënuar LSI. Varësisht nga rezultati zgjedhjeve, vetëm një koalicion PD – LSI do të mund ta shpëtonte partinë e krijuar nga Meta, 13 vjet më parë. Të shohim rezultatin e kutive, për të parë nëse bashkë me Ramën, edhe Basha ka menduar të shkatërrojë LSI. Berisha, sigurisht që nuk do ta bënte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.