E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta pret në selinë e PL-së Albin Kurtin: Mbështes qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin
Politikë

Meta pret në selinë e PL-së Albin Kurtin: Mbështes qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin

Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka pritur në selinë e PL-së, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se mbështet qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti

E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.