Meta: Reflektoni mbi kërkesat e drejta të studentëve
“Unë kam besim se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunimin gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejtave në interesin më të mirë jo thjesht të studentëve por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit”, u shpreh Presidenti Ilir Meta këtë pasdite.
Kreu i shtetit mbajti një fjalim në Ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë Shqiptare të Studimeve Politike. Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal edhe te roli i të rinjve në shoqëri dhe protesta e studentëve.
“Energjia pozitive, kreativiteti, guximi dhe entuziazmi i të rinjve padyshim përbëjnë një rol transformues të çdo shoqërie për induktimin e mendësisë dhe kulturës së re të të studiuarit, të të punuarit dhe të jetuarit. të gjithë se si përfaqësues të institucioneve dhe si shoqëri na duhet të reflektojmë më thellë për kapitalizmin e këtij potenciali të jashtëzakonshëm njerëzor dhe rinor në dobi të ardhës së gjithë vendit. Në këtë kontekst, nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuat me shpejtësi, përngjashmëri dhe maturi ndaj protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë që i konsideron kërkesat e tyre të drejta, legjitime dhe të realizueshme. Ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunimin gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejtave në interesin më të mirë jo thjesht të studentëve por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



