E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta sulmon Prokurorin e Përgjithshëm/ “Me të është kapur drejtësia”
Politikë

Meta sulmon Prokurorin e Përgjithshëm/ “Me të është kapur drejtësia”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, ndërsa ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së PD-së.

Në një takim, me strukturat e PL-së në Vaun e Dejës ai tha vendimi ishte i kapur nga Rama dhe drejtësia është e dalë nga “Ramaforma”. Në këtë pikë doli te Prokurori i Përgjithshëm, duke thënë se ai u zgjodh me 69 vota nga Kuvendi dhe sipas tij me Çelën, Rama ka kapur drejtësinë.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim për atë vendim, ishte një regji e mirëmenduar i Edi Ramës. Vetëm një naiv mund ta mendonte se vendimi i cili u zgjat për një vit. Përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njëri. Drejtësia e re është e dalë nga Ramaforma. Zvarritja e çështjes është bërë nga Edi Rama”, tha ai ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.