E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta takon presidentin e Komisionit, ‘dosja’ që i dorëzoi
Politikë

Meta takon presidentin e Komisionit, ‘dosja’ që i dorëzoi

Pak ditë më parë, një delegacion i Komisionit të Venecias, nisi në Tiranë një seri takimesh me përfaqësues të opozitës, mazhorancës dhe zyrtarë të lartë të shtetit, e teksa pritet që më 12 tetor të dorëzojnë raportin final me opinionet dhe rekomandimet e tyre sa i takon shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, gjë që kërkohet nga mazhoranca e cila ka ngritur edhe komisionin hetimor për këtë cështje.

 

 

Sot, vetë Meta, i cili ndodhet në Strasburg, takoi Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ku i dorëzoi raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

“Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.