Mihali dhe Qeveria
Spanjollët u gënjyen nga guzhinieri i lokalit, ju dhanë peshk rezervati në vend të asaj çfarë kishte në meny! (peshk i egër)
-Siç thuhet, të pakënaqur nga ushqimi dhe të zhgēnjyer nga shërbimi ata nuk pranuan të paguajnë faturën dhe kanë dashur të largohen.
– Mihali, pronari i lokalit ka kërkuar paratë duke kërcënuar turistët spanjoll.
– Mihali me pushtetin që ka në zonë dhe miqësit me pushtetin, ka kërkuar të ndaloj makinën me forcën e grushtave duke çjerrë xhamin e furgonit dhe duke kërcënuar turistët.
– Ata lajmërojnë policinë. Furgoni vazhdon rrugën pavarësisht përpjekjeve të shoferit për ti tërhrqur vëmendjen e atyre.
– Shoqëruesi i turistëve filmon ngjarjen, duket qartë rezistenca e Mihalit dhe frika e ndërsjelltë ndërmjet tyre.
– Video shfaqet në media, plas skandali, alarmi, memet, batutat, dhe historia merr dhenë.
Mendoni tani të njëjtën situatë.
– Qeveria ofron shërbime në shëndetësi, arsim, rend, siguri …dhe për të bërë këto i duhen para të cilat i mbledh nëpërmjet tatimeve, tarifave, taksave.
– Të premtohet shëndetësi falas, arsim cilësor, rend, siguri etj..!
– Pas 6 vitesh, ti nuk ke asnjërën!
– Provo dhe bëj si turistët spanjoll!
Mos paguaj taksat, thuaj që nuk të pëlqen qeverisja dhe se je i zhgënjyer nga ajo cfarë ti prisje dhe ajo qe të ofrohet.
– Për ta bërë më të thjeshtë kemi rastin e banorëve tek Astiri.
– Çdo ditë në terror, cdo natë me roje, cdo orë duke prit çunat e Lleshit!
______
Nuk ju pëlqen qeverisja!?
Është problemi juaj, jo i spanjollëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




