“Minishengeni”, thike pas shpine e Edi Ramës ndaj Kosovës
Nga Shefki Oseku*
Serbia doli fituese e padiskutueshme nga kjo marrëveshje:
a. Moralisht, shtetit më gjakatar në Ballkan ia dhanë me dorën e vet shqiptarët aureolin e shtetit më paqësor në Ballkan! Ani pse ende 1500 shqiptarëve të Kosovës nuk iu dihen varret; anipse çdo sekondë Serbia po lobon haptas kundër Pavarësisë së Kosovës, me pará, femra të bukura, me dhurata armësh, me dredhi e mashtrime kudo nëpër botë.
b. E politikisht, si shteti që e vë në lojë dhe e përçanë si mos më keq Shqipërinë e Kosovën me disa premtime fluide, të padenja për t’i zënë në gojë, siç është heqja e doganës për shtetet e Minishengenit, ku Serbia, si shtet më i zhvilluar, do ishte përfitues absolut, e shqiptarët si stërhumbës absolutë.
c. Kosovën e poshtëroi si mos më keq, si vend që po “vetëizolohet” dhe se Serbia po shfaqet dhe dekorohet nga shqiptarët si emancipatore e prijëse paqësore e Ballkanit!!!
c. E pavlerësoj kufirin Kosovë- Serbi, të cilin pas 78 ditë bombardimesh, me mund të tajskajshëm u krijua nga Perëndimi dhe flijimet kolosale të shqiptarëve të Ballkanit gjatë një shekulli.
d. Të gjitha këto arritje të Serbisë po bëhen pa e ndërruar ata as një gërmë nga Kushtetuta e tyre, e cila Kosoven e njeh si Serbi, ashtu siç ishte nga 1912 e deri më 1999.
f. Kjo po na ndodh se Edi Rama, si Enveri dikur, po i beson armikut shekullor sikur ai të ishte miku shekullor!!!
e. Ky atentat kundër Pavarësisë së Kosovës po bëhet me armën e Serbisë, por me dorën e Edi Ramës.
G. Përkundër të gjithë këtyre prapësive, Kosova do të rrojë, sepse ajo, për fatin tonë të mirë është fëmijë i Amerikës e jo femijë i politikanjve shkëdhatë, si Edi Rama me shokë.
*shkrimtar, Suedi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



