Ministri Taulant Balla ka bërë me dije se nuk ka një kallëzim në Prokurori nga AMP për Forcën Operacionale.
Teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë, Balla theksoi se ai vetë ka kërkuar që të dhënat e AMP-së të vlerësohen nga Prokuroria nëse ka ndonjë element dyshues..
“Nuk është e vërtetë që ka një kallëzim por kam kërkuar që të dhënat e AMP të vlerësohen nga ana e Prokurorisë nëse ka ndonjë element. Ky është një standart i ri që do të vendoset në strukturat që unë drejtoj “, tha Balla ndër të tjera
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zbuluar se dy vendimet që janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë janë miratimi për mbulimin e qirasë për çdo punonjës që zhvendoset bashkë me familjen në një qytet tjetër për shkak të detyrës si dhe nga data 15 shtator punonjësit e policisë së Shteti do të kenë mundësinë të aplikojnë për kredi me 0 interes.