E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla reagon për prangosjen e 41-vjeçarit dhe   23 zjarrvënësve  : Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin
Uncategorized

Ministri Balla reagon për prangosjen e 41-vjeçarit dhe 23 zjarrvënësve : Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arrestimin e një 41-vjeçari në Laç, i cili u prangos për zjarrvënie.

Ministri ka bërë me dijen se gjykata e ka vlerësuar të  ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit.

Më tej, Balla shkruan se “23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale”.

Ragimi i Ballës:

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm dhe të mbështetur në prova arrestimin e zjarrvënësit të Laçit dhe kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës!

Në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale, bëj apelin e përsëritur edhe nga Kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.