E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla takim me Kryetarin e KLP, zbardhet diskutimi
Politikë

Ministri Balla takim me Kryetarin e KLP, zbardhet diskutimi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, teksa temat e bisedës mes tyre kanë qenë të shumta. 

Sipas njoftimit zyrtar, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”

Gjatë takimit të zhvilluar mes Ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Kryetarit të KLP-së, Alfred Balla u diskutua gjithashtu edhe për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve. 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bashkëpunon me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për kryerjen e vetting-ut në momentin e pranimit dhe përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, për magjistratët e ardhshëm prokurorë. Kjo praktikë tashmë e konsoliduar duhet të çohet më tej.

Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve. 

Gjatë takimit u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.