
Paraditen e sotme, ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, doli për herë të parë para mediave, pas protestës së të shtunës ku qytetarët i kërkonin dorëheqjen.
Duket se Edi Rama e ka marrë atë në një takim në Kryeministri, për ta bërë Xhafajn pas protestës, pjesë të punëve rutinore të qeverisë, siç ishte firmosja e një marrëveshjeje midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh.
Gjatë fjalës së tij, ministri Xhafaj foli shumë shkurt e madje në disa raste nisi t’i merrej edhe goja pasi u ngatërrua dy herë në disa gjëra që tha. Për më tepër, Xhafaj dukej tejet i nervozuar dhe dukej sikur balli nisi t’i lagej.
Këtë nervozizëm ta ketë vallë nga marrëveshja, apo nga stresi që ka përjetuar gjatë protestës së opozitës, ku mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e tij për shkak të implikimit të vëllait të tij Agron Xhafaj, me trafikun e lëndëve narkotike.




