E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirlinda Karçanaj  i jep  140 milionë Igli Gjelishtit, i akuzuar se i transferon lekët e tenderave tek Carlo Bollino
Sot

Mirlinda Karçanaj i jep 140 milionë Igli Gjelishtit, i akuzuar se i transferon lekët e tenderave tek Carlo Bollino

Mirlinda Karçanaj godet përsëri. Jo me inteligjencën e saj natyrisht, por me bëmat për shpërdorimin e parave të shqiptarëve nëpër tendera të dyshimtë. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender që AKSHI i ka dhënë kompanisë IMAGE & COMMUNICATIONS DEVELOPMENT në vlerën prej 11,520,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo kompani është në ponësi të Igli Gjelishtit, i akuzuar shpesh në media se përdor skema për të transferuar paratë e shqiptarëve në xhepat e Carlo Bollinos.

Carlo Bollino është përfitues i miliarda lekëve nga paratë publike të shqiptarëve nëpërmjet kompanisë së Igli Gjelishtit, Image & Communications Development.

Skema e denoncuar publikisht ka qenë e tillë: Igli Gjelishti fitonte tenderat në vlerë prej miliarda lekësh pa konkurrencë nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj dhe më pas kryente pagesa ndaj kompanivë në pronësi të Carlo Bollinos dhe bashkëshortes së tij Alba Malltezi.

Në këtë mënyrë transferonte “de facto” paratë e taksapaguesëve shqiptarë në xhepat e familjes së Bollinos. Duket se e njëjta gjë ka gjasa të përsëritet pasi kjo kompani është “gostitur” përsëri nga Mirlinda e AKSHI-t me 140 milionë lekë të tjera.

Madje duke parë edhe dokumentacionin e tenderit, shikohet se një firmë tjetër nga pjesëmarrësit e tenderit, ka ofruar shifër më të ulët, por nuk është marrë në konsideratë. Si rrjedhojë fituese është shpallur kompania e Gjelishtit me ofertën e përmendur më lart e cila është sa 86% e fondit limit. A do t’i hedhë ndonjë sy SPAKU edhe këtij tenderi? Si mendoni?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.