E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Misioni i mediave online në  shoqëri
Sot

Misioni i mediave online në shoqëri

Kreshnik  Osmani

Ka kohe qe mediat online, krahas punes se tyre fisnike te informimit te njerezve kane nje tjeter mision destruktiv, shkaterrues. Krahas lajmeve te tjera normale, kemi lajme te tipit:

“Ja si me ndodhi me mamin e shokut…”
“Komshia ne ashensor, ja si po me shihte…”
“Erdhi burri nga puna, ja sa priti dashnori ne dollap…”
“Koleges se punes i ishte leruar rrypi…”
“Kolegun e punes e shtrengonte kaishi etj….”

dhe lloje te tjera te pislleqeve te improvizuara qe kane per qellim te masin nivelin e shtazerise ne shoqeri. Keto informacione shume rralle kane lidhje me edukaten seksuale por duke inskenuar situata te paqena ata perpien te shtien ne mend edhe ate qe nuk eshte, duke nxitur perversitet seksual, tradheti bashkeshortore, deviacione te vullnetshme seksuale, inçest brenda familjes dhe lloje te tjera te shtazerise. Vertet, qe disa njerez nuk stampojne like ne ato linke sepse u vjen zor, por ata vazhdojne t’i nxjerrin lajme te tilla sepse jane me te klikuarat. Kjo eshte nje perpjekje per te percjelle ngjarjen politike nepermjet epshit shtazarak. Epshi dhe erotika, jane niveli me i larte i kultures ne nje raport emocional ndermjet dy gjinive te kunderta pa lidhje gjaku dhe çdo perpjekje per t’i banalizuar ato, nuk eshte perpjekje per te ç’kompleksuar shoqerine “fanatike”, por angazhim i drejtperdrejte per ta orientuar epshin dhe erosin ne nivele shtazarake.

Nje shoqeri shtaze, qe udhehiqet prej insitikteve shtazarake eshte nje shoqeri e degraduar, e degjeneruar, e rrenuar, e dorezuar qe nuk ka fuqi te protestoje, te revoltohet apo te beje revolucionin demokratik.

Per rrjedhoje mund te themi se te gjitha llojet e mpirjeve te ushtruara me dinakeri ndaj trurit te shoqerise, veçanerisht ndaj rinise qe eshte energjia me e madhe riperteritese e nje kombi, jane perpjekje per t’i tranformuar njerezit nga humanizmi (qe e komandon erotiken me intelekt duke e vene ate ne funksion te kenaqesise elitare te qenies) ne shtaze (e cila i nenshtrohet vetem epshit ne mungese te intelektit) dhe kjo eshte menyra me e mire per t’i komanduar. Nje rini qe ka nevoje per dhjete “mbushje” erotike ne pub dhe ne party, per te bere nje “shkrepje” proteste ne rruge, nuk mund te ndertoje komb.

Dehja e improvizuar dhunshem nepermjet proçeseve te perversitetit te organizuar, ka per qellim nenshtrimin e shoqerise dhe roberia e nje shoqerie nis me deformimin e erotikes si fuqia me e madhe levizese e jetes. Regjistrohu si qenie humane. Shenoje veten njeri, duke mos i klikuar ato linke. Ata nuk mund te bejne asnje investim qe nuk u sjell fitim!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.